“You know me so well”
Nga: Milot Gusia
A po kthehet njeriu në një asamblazh kiboorganik? Mendjet tona po zgjerohen në pajisje të jashtme, telefon të mençur, pajisje të bartshme dhe sisteme AI. Ne gjithnjë e më shumë po interpretojmë botën përmes këtyre zgjatjeve protetike. Ekspozita “You know me so well” përdor forma të reja të shprehjes për të eksploruar identitete të reja fluide të simuluara të cilat përkundër natyrës së tyre virtuale, bëhen të dukshme dhe materializohen.