MonokroM

Monokrom është një gazetë online e fokusuar në artin bashkëkohor vendor dhe ndërkombëtar, duke i siguruar lexuesve një mbulim të plotë dhe përmbajtje origjinale dhe informative. Monokromi shpalos një amalgamë të artit të ri bashkëkohor, të brezave të rinj si dhe të artistëve të dalluar, me fokus në veprat inspiruese vendore por edhe ndërkombëtare.

Arti si revoltë ndaj komunizmit

Nga Ilir Muharremi
Shpirti i mbyllur brenda burgut, i lirë më shpresë nga trupi, i ngopur me errësirë njeriu. Trupi i njeriut i shpërbërë përmes imazheve, rrudhat e tyre që reflektojnë vuajtje dhe ankth. Shputa të këmbëve, detaje të shuplakave të duarve, shprehin burgosjen, torturat, ankthin psikologjik të njerëzve gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri. Artisti Oltsen Gripshi në ekspozitën e tij personale “Errësirë” të hapur te Muzeu Kombëtar i Përgjimeve të Sigurimit të Shtetit “Shtëpia me Gjethe’’ ditë më parë, prezantoi vepra shumë interesante.

Lulishtja e dashurisë e Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbanos

Nga Ilir Muharremi
Lulet na magjepsin, na joshin, mbushin boshllëkun tonë të brendshëm, janë si balsam për plagët e shpirtit dhe për bukurinë e syrit. Vetja jonë shpesh lëshon mendjen drejt galaksisë, përhumbet dhe lulet përmbushin atë përcaktueshmëri të vetes sonë. Vetmia është e rëndë për atë që nuk është mësuar, ndërsa lulja është miku ynë më i mirë në këto çaste bashkëjetese.

Faktori Kitsch: Ndërmjet Autenticitetit dhe Komoditetit në Ballkan

Nga Ajhan Bajmaku
Nëse i referohemi tendencave që i nevojiten një shoqërie për tu zhvilluar në aspektin sociologjik, shohim se në Kosovë janë prezentë të gjitha rrethanat “optimale” për “mikpritjen” e dukurisë së Kitsch-it. Mungesa e edukimit ndër breza dhe periudha e bashkëveprimit spontan të tranzicionit, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e Kitsch-it në Kosovë.

Albanian