Çfarë duhet të qëndrojë
Nga Ilir Muharremi
A ekziston e përkohshmja? Është një ide që shumë shpejt shndërrohet dhe mbetjet eliminohen nëse nuk i mbledh ndërgjegjja e kohës. “Ekspozita e shfaq të përkohshmen si një fushë negocimi ku e shkuara ngul këmbë, e tashmja shpërbëhet dhe e ardhmja mbetet e hapur”, shkruan në konceptin kuratorial Kelmendi-Beqiraj. Ekspozita u hap të hënën mbrëma në hapësirën e Barabar Centre në Prishtinë. Është edicioni i 13-të i ekspozitës ndërkombëtare të artit bashkëkohor ‘Net/Rrjet’. Është organizuar nga Expoart.40.




