Muzeu Etnografik i Gjakovës

Monokrom

Muzeu Etnografik i Gjakovës

Monokrom

Muzeu etnografik gjendet në Rr. Nëna Terezë në “Shtëpinë Tradicionale Qytetare”, një shtëpi me karakteristikat më interesane në qytet, përfaqësuese tipike e banimit urban. Kjo shtëpi është ndërtuar që më 1810 nga mjeshtërit dibran.

Ndërtesa ka dy etazhe dhe dy çardak. Përdhesa shfrytëzohet për ekspozita tematike, ndërsa në këtë pjesë janë të ekspozuara edhe eksponate të zejeve të kultivuara në qytet e rrethinë.

Regjioni ynë, në të kaluarën ka qenë përgjithsisht vend bujqësor e blegtoral, me përjashtim të qytetit i cili me tepër është marrë me zejtari. Dhe në këtë menyrë Muzeu mbledh objekte dhe vegla pune të ketyre kulturave dhe njëheri bëhet edhe studimi i themelt i tyre. Në kulturën materiale ka rëndësi të madhe mbledhja dhe studimi i veshjeve popullore, tipet e tyre, varianetet e banesës popullore me orenditë e aksesoret e tyre.

“Muzeu” është institucioni i ruajtjes së kujtesës, i ngjarjeve dhe dëshmive të shkruara e materiale të njeriut dhe të zhvillimit të shoqërisë, që ndërmerr kërkime, administron, ruan dhe ekspozon pasuritë muzeore, për qëllime studimore dhe edukuese, në shërbim dhe i hapur ndaj publikut.

Seksioni i etnografisë pranë Muzeut studion dhe përcjell lindjen, rritjen, përparimin dhe ndryshimet e popullit gjatë formacioneve të ndryshme ekonomiko-shoqërore e kulturore në të gjitha fazat e zhvillimit të tij.

Muzeu është i pasur me koleksione të ndryshme, si atë të bujqësisë dhe blegtorisë dhe referantin e disa zejeve që nuk janë zhdukur tërsisht. Po ashtu në këtë muze është edhe koleksioni i veshjeve me motive nga treva të ndryshme të Gjakovës.

Koleksioni i Etnografisë disponon me një fond prej 1730 objekteve të kulturës materialeve te gjetura në vendbanime qytetare dhe fshatrave të regjionit të Gjakovës, gjatë periudhave të ndryshme historike.

Kjo ndërtesë u shëndërrua në muze në vitin 1981.

Ndërtesa fillimisht i takonte familjes gjakovare Sina, me pas familjes Boshknjaku, ndërsa më vonë e kishte blerë familja Haxhismaili. Nga kjo familje në vitin 1981 e kishte marrë në pronësi Kuvendi Komunal për ta shëndërruar në Muze Etnografik.

Në muze ka kryesisht eksponate etnografike.

Për momentin muzeu i shfrytëzon tri dhoma për eksponate së bashku me korridorin në katin e epërm dhe në përdhesë, ku janë të vendosura disa eksponate dhe shfrytëzohet si hapësirë për ekspozita.

Duke u bazuar në këtë, stafi profesional ka bërë përpjekje që në muze të sjellin shumë vegla pune të kultivuar në qytetin e Gjakovës në të kaluarën.

Në katin e epërm të muzeut në koridor janë të vendosura disa eksponate etnografike të veshjes së popullsisë ndër mote, si dallamen soleme qytetare e qendisur me fije ari, veshje kombëtare të konfesionit të krishterë të trevës së Hasit, tirqe për veshje kombëtare të fëmijëve, pastaj shumë enë të bakrit, të amvisrisë, të cilat janë përdorur nga popullata në të kaluarën, kutia e nuseve në të cilën është vendosur paja me rastin e martesës.

Në anën e majtë të këtij koridori bien në sy shumë eksponate të amvisërisë të përdorura nga qytetarët në të kaluarën si sofra, tepihë etj.

Në ambientet e muzeut ruhet një eksponat i rrallë i rrobave karakteristike të punuara me dorë nga esnafet e terzive të Gjakovës për një familje beglere të derës së Kryezive, të cilat për shkak të vlerës së madhe ruhen në kasafortën e muzeut për shkaqe sigurie dhe te cilat herë pas here dalin në ekspozita që organizon muzeu. Në pjesën e poshtme të muzeut po ashtu ka eksponate të tjera të vlefshme si pitosi i kohës ilire, një eksponat me vlera të veçanta.

Kliko per faqen e Muzeut Etnografik te Gjakoves

KOMENTO

të ndërlidhura

Albanian