Muzetë

Muzeu Kombëtar Marubi

Motoja ‘Një muze mund të shndërrojë një qytet’ frymëzohet nga figura e Pietro Marubbi-it i cili pati përndritjen të sillte për herë të parë, magjinë e fotografisë në Shkodër. Së bashku me ndihmësit e nxënësit e tij, dokumentuan hap pas hapi momente të rëndësishme historike e shoqërore që formësuan identitetin tonë kombëtar, duke “sjellur në dritë” imazhe të njerëzve, peizazheve, arkitekturës, ngjarjeve historike dhe elementëve të traditës.

Muzeu Kombëtar Marubi Read More »

Muzeu Etnografik i Gjakovës

Muzeu etnografik gjendet në Rr. Nëna Terezë në “Shtëpinë Tradicionale Qytetare”, një shtëpi me karakteristikat më interesane në qytet, përfaqësuese tipike e banimit urban. Kjo shtëpi është ndërtuar që më 1810 nga mjeshtërit dibran.
Ndërtesa ka dy etazhe dhe dy çardak. Përdhesa shfrytëzohet për ekspozita tematike, ndërsa në këtë pjesë janë të ekspozuara edhe eksponate të zejeve të kultivuara në qytet e rrethinë.

Muzeu Etnografik i Gjakovës Read More »

Muzeu Etnologjik i Kosovës

Muzeu etnologjik është pjesë përbërëse e Muzeut të Kosovës. Është hapur me 27 korrik 2006, respektivisht për publikun në muajin shtator të vitit 2006.
Ju ftojmë që ta vizitoni këtë kompleks etnologjik, margaritar të trashëgimisë kulturore të Kosovës. Përbëhet nga katër ndërtesa të shekujve tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë, dhe ekspozitën etnologjike jashtëzakonisht interesante, e cila tregon jetën në Kosovë në aspektin etnologjik gjatë shek.XV-XX.

Muzeu Etnologjik i Kosovës Read More »

Muzeu Kombëtar i Kosovës

Muzeu i Kosovës është themeluar në vitin 1949, ndërkaq ndërtesa me arkitekturë Austro-hungareze daton që nga viti 1885/6. Ajo ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës. Muzeu i Kosovës përfshin një koleksion, me më shumë se 50 mijë eksponate të profileve të ndryshme, prej pavijonit të arkeologjisë, teknologjisë, historisë, natyrës, etno-kulturës, folklorit dhe trashëgimisë.

Muzeu Kombëtar i Kosovës Read More »

Albanian