Artistët

Petrit Halilaj

Veprat e tij janë thellësisht të ndërlidhura me historinë e hershme të shtetit të tij, dhe pasojat e tensioneve politike dhe kulturore në regjion. Megjithëse, duke u konfrontuar me memorien kolektive, veprat e tij shpesh kanë origjinën nga përvojat personale dhe kjo është zakonisht rezultat i një procesi intim dhe të një momenti të ndarë me ata që i dashuron. Mënyra e tij unike dhe nganjëherë mosrespektuese e konfrontimit lozonjar të esencës së realitetit rezulton me një reflektim të thellë në kujtesë, liri, identitet kulturor dhe zbulime jetësore. Kamel Mennour dhe Petrit Halilaj kanë punuar së bashku që nga viti 2014.

Petrit Halilaj Read More »

Sislej Xhafa

Xhafa është i njohur për hetimin e tij artistik të realiteteve shoqërore, ekonomike dhe politike që ndërlidhen me kompleksitetin e shoqërisë moderne. Hetimet e tij, për shembull, në fenomenet e turizmit ose ilegalitetit të detyruar përdorin një gjuhë minimale dhe në të njëjtën kohë ironike dhe subversive, duke praktikuar një gamë të gjerë mediumesh, nga skulptura tek vizatimi, si dhe nga performanca deri tek fotografia.

“Realiteti është më i fuqishëm se arti. Si artist unë nuk dua ta pasqyroj realitetin, por dua ta vë në dyshim. Edukimi im social nuk përfshin veprime racionale lineare. Unë i qasem botës dhe jetës me një sjellje parësore dhe instiktive ” – Xhafa.

Sislej Xhafa Read More »

Adrian Paci

Adrian Paci i lindur në vitin 1969 në Shkodër, është një artist shqiptar i cili aktualisht jeton dhe punon në Milano. Nga viti 1987 deri në 1991 ai ndoqi Akademinë e Arteve në Tiranë, Shqipëri. Nga 1995 deri në 1997 ai dha leksione për historinë dhe estetikën e artit në Shkodër, kohë kur u largua nga vendi i tij për në Milano, duke i shpëtuar dhunës së kryengritjes së armatosur që tronditi Shqipërinë atë vit. Pozicioni i Pacit si mërgimtar mban një vend qendror në veprën e tij. Puna e tij shpesh trajton tema të ndarjes gjeografike, nostalgjisë dhe kujtesës, dhe përcjell një ndjenjë të mprehtë të ndryshueshmërisë së jetës dhe artit.

Adrian Paci Read More »

Alban Muja

Alban Muja (i lindur më 1980 në Mitrovicë) është një artist vizual nga Kosova. Ai ka përfunduar BA dhe MA në Akademinë e Arteve në Prishtinë.

Veprat e tij përfshijnë një gamë të gjerë mediumesh duke përfshirë instalacionin, filmin e shkurtër, filmin dokumentar, vizatimin, pikturën, fotografinë, dhe performancën. Veprat e tij janë ekspozuar gjerësisht në ekspozita të shumta kolektive dhe personale duke përfshirë Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup, Meetfactory, në Pragë; Muzeun e Artit Kumu, në Talin të Estonisë; Muzeun e Artit Guandong, Kinë…

Alban Muja Read More »

Driant Zeneli

Driant Zeneli është një artisti i lindur në Shkodër më 1983, i cili jeton në Milano dhe Tiranë. Në vitin 2019 dhe 2011 ai prezantoi Pavijonin e Shqipërisë në Bienalen e 54-të dhe të 58-të të Venedikut. Në vitin 2017 ai fitoi çmimin MOROSO dhe më 2009 çmimin e artistëve të rinj Evropian nga institucioni Trieste Contemporanea (Young European Artist Award Trieste Contemporanea). Në vitin 2008 ai fitoi çmimin ndërkombëtar “Onufri”për arte kontemorane në Tiranë. Ai ishte drejtor artistik i bienalit të artistëve të rinj nga Evropa “Mediterranea 18”, e cila u mbajt për herë të parë në 2017 në mes qyteteve të Tiranës dhe Durësit. Ai është bashkëthemelues i Platformës së Artit Bashkëkohor Harabel në Tiranë.

Driant Zeneli Read More »

Maksut Vezgishi

Maksi është formuar si arkitekt, piktura ka qenë dashuria e parë në rrugëtimin e tij drejt artit bashkëkohor. Ka një histori të gjatë në teatër dhe gjithashtu në periodikët e ndryshëm kulturor, tek këto të fundit duke kontribuar në disa forma e formate.

I lindur në Prizren, Kosovë në vitin 1960, Maksi kreu studimet e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës dhe më pas për disa vite punoi si asistent në Fakultetin e Arkitekturës. Njëkohësisht punoi si redaktor artistik në “ZËRI”/ javore-politike-shqiptare ( 1993/8), revistat mikse” MM”, “ Thema”, “ Sheshi”, “ Teatri”, si dhe në shtëpinë botuese “Dukagjini” në Pejë (1993/8) dhe galerinë “ Dodona” në Prishtinë.

Maksut Vezgishi Read More »

Fitore Isufi – Koja

Fitore Isufi (Koja) ka përfunduar studimet master në Pikturë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Në veprat e saj artistike ajo trajton tema sociale dhe kulturore dhe përdor vizatimin, pikturën, videon, tekstin, instalacionin dhe performancën si mediume artikulimi. Veprat e saj janë shfaqur në shumë ekspozita personale dhe kolektive në Kosovë dhe në botë. Ajo është gjithashtu aktive me kreacionet e saj në hapësira publike, duke përfshirë qytetin e Prizrenit.
Ajo punon si profesoreshë në Departamentin e Arteve Digjitale në UBT.

Fitore Isufi – Koja Read More »

Albanian