Driant Zeneli

MonokroM

Driant Zeneli

Monokrom

Driant Zeneli është një artisti i lindur në Shkodër më 1983, i cili jeton në Milano dhe Tiranë. Në vitin 2019 dhe 2011 ai prezantoi Pavijonin e Shqipërisë në Bienalen e 54-të dhe të 58-të të Venedikut. Në vitin 2017 ai fitoi çmimin MOROSO dhe më 2009 çmimin e artistëve të rinj Evropian nga institucioni Trieste Contemporanea (Young European Artist Award Trieste Contemporanea). Në vitin 2008 ai fitoi çmimin ndërkombëtar “Onufri”për arte kontemorane në Tiranë. Ai ishte drejtor artistik i bienalit të artistëve të rinj nga Evropa “Mediterranea 18”, e cila u mbajt për herë të parë në 2017 në mes qyteteve të Tiranës dhe Durësit. Ai është bashkëthemelues i Platformës së Artit Bashkëkohor Harabel në Tiranë.

Ai ka ekspozuar në: Bienalin e 39-të ndërkombëtar EVA, Limerik (2020); Qendrën Izraelite të Artit Digjital, Holon (2020); Galerinë Kombëtare të Kosovës, Prishtinë (2019); Fondacionin a Artit “Sharjah”, Platformën Filmike, (2019); Qendrën e Latvisë për Artin Kontemporan, Riga (2019); Autostradën Bienale, Prizren, Kosovë (2019); GAMEC, Muzeun e Artit Modern dhe Kontemporan, Bergamo (2019); Passarelle, Qendrën e Artit Kontemporan, Brest (2018); Galerinë Mostyn, Uells, Britani e Madhe (2017); MuCEM, Marsejë (2016); Akademinë “France à Roma” (2016); Qendrën Pompidou, Paris (2016); Bienalin e 4-të “Fin del Mundo”, Kili (2015); GAM, Muzeun e Artit Modern dhe Kontemporan, Turin (2013); ZKM, Karlsruhe (2012); MUSAC, Castilla León, Spanjë (2012); Bienalin e 5-të i Pragës (2011); Galerinë Prometeo, Milano (2010,2015, 2018); Muzeun e Artit Kontemporan Villa Croce, Xhenova (2009); Galerinë Kombëtare të Tiranës (2008).

Nga: Milot Gusia

Deklarata e Artistit

Si të lëvizim kufijtë e limitimeve tona pa u bërë superheronjë? A mundet realiteti i të mundshmes të balancohet me atë të imagjinares? Në thelbin e hulumtimit të Zenelit është ridefinicioni i idesë së dështimit, utopisë dhe ëndërrimit si elemente që hapin alternativa të reja. Duke u nisur nga tregimi i babait të tij në filmin e tij “Kur të rritem dua të bëhem Artist” (2007), Zeneli kombinon storiet personale dhe kolektive, politikën, kohërat historike, gjersa shton elemente, si: ironinë, mitin, falsitetin, utopinë, ëndrrat, mashtrimin dhe transformimin. Këto elemente janë prezentë në veprat e tij të mëvonshme, si filmike ashtu dhe performuese, së bashku me angazhimin e tij konstant në disa institucione edukative ku ai prezanton storien e “artistit të dështuar”, me qëllim të përfshirjes së këtij hulumtimi në kurrikulat e shkollave të artit. Filmi është përdorur nga Zeneli për të skulpturuar vendin dhe kohën. Për të luajtur me arkitekturën, historinë dhe storiet e ndryshme që mund ti bashkëngjiten, kjo sipas Zenelit është një kërkesë konstante e veprave të tij filmike. Performanca është përdorur nga Zeneli si intervenim participimesh, ku artisti aktivizon kuptimin i cili është i ndërtuar nga poshtë-lartë me spektatorët tjerë që bëhen participues.

Filmat

“Asnjë Peshk i mençur nuk do të shpëtonte pa fluturuar”

Një peshk i bllokuar në një rrjetë derisa tenton të ikë nga një peshkaqen. Rrjeta është pjesë e arkitekturës së Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Zeneli kërkon nga një grup fëmijësh të bashkëpunojnë me te për të zgjedhur si të lirojnë peshkun nga rrjeti dhe ti shmangen peshkaqenit. Ata luajnë një lojë, dhe arrijnë suksesin: së bashku ata krijojnë një narrativë që do të na bën të perceptojmë arkitekturën brutaliste të Bibliotekës Kombëtare si diçka që mund të transformojnë në një materie të tjetër dhe natyrën e peshkut ta transformojmë në atë të zogut. Ekipi i ri janë anëtarë të Bonevet: një institucioni jo-fitimprurës të themeluar në vitin 2014 në Prishtinë i cili konsideron teknologjinë si metodë të mësimit të shkencës, kuptimit të jetës dhe zhvillimit të imagjinatës.

Ky film ofron një storie ku arti i të bërit i mençur i është besuar fëmijëve dhe arkitektura e Librarisë Kombëtare bëhet një rrjet i mundësive të cilat i kemi në dispozicion për ti imagjinuar.

E vendosur në mes të kampusit universitar, Libraria Kombëtare në Prishtinë është e kompozuar në stilin e arkitekturës brutaliste dhe brenda saj mban identitete të ndryshme. Vendimi për të ndërtuar atë ishte sjellë në vitin 1970, dhe që nga atëherë, deri tek versioni i saj përfundimtar në vitin 1981 – me projektin e arkitektit Kroat Andrija Mutnjaković – ndërtesa ndryshoi emrin tre herë, për më shumë se një dekadë ajo ishte transformuar në një shkollë religjioze ortodokse serbe, dhe pastaj, gjatë bombardimeve të NATO-s, Armata Jugosllave e përdori atë si qendër komanduese. Gjatë okupimit, më shumë se 100,000 libra dhe volume të rralla ishin vjedhur dhe djegur. Një pjesë prej 600,000 volumeve ka mbijetuar dhe është e ruajtur në kushte maksimale. Libraria Kombëtare është tani e hapur për publikun dhe e përdorur nga studentët dhe lexuesit.

Autor: Milot Gusia

“Kur të rritem dua të bëhem një Artist”

Për njëzetë vite babai i artistit punoi si piktor i regjimit Shqiptar, dhe me përfundimin e diktaturës, në vitin 1991, ai dedikoi artin e tij për të punuar viza të falsifikuara për persona që dëshironin të emigronin. Kalimi është në formë ironike i përshkruar nga babai i artistit kur ai definon punën e tij të parë – portretist i liderëve të regjimit – si “art politik” dhe të dytën – falsifikimin e vizave – si “art social”.

Në film, artisti pyet babain e tij të kryej një portret të tij në mënyrën e njëjtë si kishte punuar portretet e diktatorit Enver Hoxha. Derisa ne shohim atë duke punuar në portret, fytyra e tij nuk na shfaqet asnjëherë, por ne dëgjojmë narracionin e zërit të tij duke përshkruar tentimet e tij të shumta për tu bërë artist përmes dështimeve nga jeta e tij personale dhe historia e shtetit të tij: nga dekada e parë e komunizmit, përmes dështimit të ideve socialiste dhe ekonomisë së shtetit, deri tek lufta civile e viteve të nëntëdhjeta.

Në fund të filmit, babai falsifikon nënshkrimin e tij në atë të birit: portreti i artistit i vendosur në koekzistencë me të vërtetën dhe gënjeshtrën.

Video, 2007, 21’55”, Ngjyrë, zë.

Autor: Milot Gusia

“Do të ishte e pamundur të lëshohet planeti tokë nëse graviteti nuk do të ekzistonte”

Duke krijuar një ballafaqim në mes të shokut të tij Marios dhe një pjese të braktisur industriale të Metalurgjikut, Zeneli tregon si mund të dukeshin takimet në mes të utopisë dhe distopisë.

Mario, është një njeri i cili gjithmonë ka pasur pasion të fluturojë dhe të ndërtojë aeroplanë. Metalurgjiku është një vend në Elbasan që ka një fabrikë të braktisur me një sipërfaqe prej 250 hektarëve, ku 12.000 njerëz kishin punuar gjatë viteve të shtatëdhjeta në Shqipëri. Mario sot është bërë mjeshtër i ndërtimit të fluturakeve dhe ka dëshirën e vazhdueshme për të arritur vende të largëta, në gjithësi. Metalurgjiku, në anën tjetër, i zbrazur nga punëtorët e vet, ekspozon gërmadhat si një dëshmi e dështimit të projektit i cili ishte pjesë e idealeve komuniste të Shqipërisë.

Do të ishte e pamundur të lëshohet planeti tokë nëse graviteti nuk do të ekzistonte është një vepër që ballafaqon dy pasione: njërit të shoqërisë ideale dhe tjetrit të largimit nga ajo. Të dyja pasionet, të pavarura, nuk do të mbijetonin pa njëra tjetrën.

2017, HD Video, 16:9, ngjyrë, audio, një kanal, 13’43”

Autor: Milot Gusia

Performancat

“Unlikely Collisions”

Një projekt që fillon nga një publikim i NASA-s i vitit 1959. Një prerje e qendrës hapësinore – një prototip që mund të akomodonte një ekuipazh prej 50 personash, e cila është krijuar si një laborator për studimin e efekteve të udhëtimeve të gjata hapësinore në astronaut. Si paralele e teorisë së ndeshjes nga Trautz dhe Lewis, Driant Zeneli vendosë drone dhe Trakurë të lëvizin brenda hapësirës së ekspozitës, duke ecur dhe kërcyer nga dritaret e improvizuara nga jashtë në brendi. Këtu, teoria e ndeshjes duket të gjejë një analogji të imagjinuar të ndeshjes në mes trupave ashtu që goditja e tyre e dështuar të gjenerojë reagime të mundshme të reja. Një projektim dy kanalesh dokumenton performancën.

2014, Performancë e qëndrueshme, video dokumentim, projektim i dyfishtë, 4’20”, ngjyrë, zë.

Autor: Milot Gusia

“Davidi pa Goliatin”

Në vendin ku publiku dhe performuesit janë të ndarë vetëm nga xhami, vizitorët përjetojnë një takim të pazakonshëm me veprën e artit: performuesit godasin publikun me llastiqe. Zhurma e goditjes së xhamit tërheq vëmendjen e vizitorëve.

Autor: Milot Gusi”a

Multimedia

“Pastaj gjeta ca Meteoritë në dhomën time”

Veprat dhe performancat e Zenelit gjithmonë kanë përfshirë një numër personash. Me anë të performancës së tij “Pastaj gjeta ca meteoritë në dhomën time” (Tiranë, Mars 2018) artisti inkuadron personazhe, në këtë rast Bujarin dhe Florën, baba dhe vajzë, të dy mbledhës të thëngjillit në një pjesë të ish Metalurgjikut, afër Elbasanit. Përkundër kushteve të tyre të jetesës, Flora është një DJ për dashuri, derisa Bujari ka kultivuar interesim për gjithësinë dhe zhvillimin e teorisë së tij rreth sistemit solar dhe materies së zezë. Bujari është i ftuar nga Zeneli të ilustrojë teoritë e tij, derisa Flora, e prezantuar nga mbiemri i saj, si DJ Sulejmani, performon me miksimin e zërave; imazhe të hapësirës emetohen nga Qendra Ndërkombëtare Hapësinore në prapavijë. Audienca jo vetëm që merr pjesë por është pjesë aktive e veprës, “ashtu si dhe ne jemi pjesë e sistemit solar”, i cili krijon dimension të fuqishëm fizik dhe mendor. Të tërhequr në mes realitetit dhe të mundshmes, artisti eksploron distancën në mes të banorëve të tokës dhe anijes kozmike si metaforë të tentimit për t’ju shmangur gravitetit. Video merret me temën e rishfaqur të pakufishmes që banon në shpirtin njerëzorë dhe të asaj pjese të botës të mënjanuar dhe shpronësuar por akoma të aftë për të dëshiruar dhe imagjinuar, të cilët janë në rrezik të mbesin në harresë.

Gabi Scardi

2018, 3 kanal video instalacion 22’00” min, live stream i Qendrës Ndërkombëtare Hapësinore dhe performancës së zërit nga DJ Sulejmani.

Autor: Milot Gusia

KOMENTO
Albanian