Adrian Paci

MonokroM

Adrian Paci

Monokrom

Adrian Paci i lindur në vitin 1969 në Shkodër, është një artist shqiptar i cili aktualisht jeton dhe punon në Milano. Nga viti 1987 deri në 1991 ai ndoqi Akademinë e Arteve në Tiranë, Shqipëri. Nga 1995 deri në 1997 ai dha leksione për historinë dhe estetikën e artit në Shkodër, kohë kur u largua nga vendi i tij për në Milano, duke i shpëtuar dhunës së kryengritjes së armatosur që tronditi Shqipërinë atë vit. Pozicioni i Pacit si mërgimtar mban një vend qendror në veprën e tij. Puna e tij shpesh trajton tema të ndarjes gjeografike, nostalgjisë dhe kujtesës, dhe përcjell një ndjenjë të mprehtë të ndryshueshmërisë së jetës dhe artit. Paci është i njohur kryesisht për punën e tij në performancë dhe video, edhe pse ai eksploron lëndë të ngjashme në pikturë, fotografi dhe skulpturë. Karakterizuar nga një ndërveprim i rrjedhshëm midis performancës dhe artit të trupit, videot e tij shpesh përqendrohen në ekzistencën e përditshme dhe shfaqin anëtarët e familjes së tij.

Në 1999 Paci ishte ndër artistët e parë shqiptarë që përfaqësoi vendin e tij në Bienalen e Venecias. Në 2004 ai ishte artist rezident në Apexart në New York. Ekspozita e tij e parë e madhe personale u realizua vitin e ardhshëm në MoMA PS1 në Nju Jork. Po atë vit, ai pati një ekspozitë personale në Moderna Museet në Stokholm dhe veprat e tij u shfaqën përsëri në Bienalen e Venecias. Në vitin 2009 veprat e tij u shfaqën në ekspozitën grupore “Storytellers” në Muzeun Folkwang në Essen, Gjermani. Nga viti 2003 ai ishte lektor i arteve pamore në Accademia Carrara di Belle Arti në Bergamo dhe Università IUAV në Venecia. Ai është themelues i ART HOUSE në Shkodër, Shqipëri.

Nga: Milot Gusia

Vepra të Përzgjedhura

Për të shikuar të gjitha veprat e autorit, vizitoni galerinë kaufmann repetto

Intervistë: Adrian Paci Interview: Moments of Transition

KOMENTO
MonokroM

Monokrom është një gazetë online e fokusuar në artin bashkëkohor vendor dhe ndërkombëtar, duke i siguruar lexuesve një mbulim të plotë dhe përmbajtje origjinale dhe informative. Monokromi shpalos një amalgamë të artit të ri bashkëkohor, të brezave të rinj si dhe të artistëve të dalluar, me fokus në veprat inspiruese vendore por edhe ndërkombëtare.

Albanian