Granita Grezda “DHÉ” Atelier punëdore
Atelie “DHÉ” është hapur si rezultat i projektit të Granita Grezdës, që është përfituese e edicionit të katërt të Heritage Space.
“Përgjatë katër muajve, kemi punuar ngushtë me profesionistë të zejeve. Bashkëpunimi jonë ka rezultuar në krijimin e disa punimeve të reja të cilat ndërthurrin aftësitë e punëdorës me dizajne të reja të cilat do sjellin trashëgiminë e përbashkët kulturore në një formë tjetër. Është kënaqësi e vecantë që të prezantojmë para juve krijimet unike që përfshijnë teknika, materiale dhe forma të ndryshme.(CHwB)