Galeritë

Bazament Art Space

Bazament është një hapësirë kushtuar artit bashkëkohor. Fokusi kryesor i saj është krijimi i një skene të pavarur dhe të qëndrueshme të artit bashkëkohor, duke ofruar një hapësirë të re ekspozuese ku mund të shfaqen diskurse dhe narrativa të artit bashkëkohor shqiptar, në raport të ngushtë me skenën e artit bashkëkohor ndërkombëtar.

Tulla Culture Center

TULLA është një qendër kulturore e dedikuar aktiviteteve edukative: menaxhimit të artit, kritikave sociale dhe artistike, kuratorisë, seminareve, tryezave të rrumbullakëta dhe ngjarjeve të tjera kulturore në të gjitha fushat e artit.

Zeta Galeri

ZETA, është Qendër për Artin Bashkëkohor, një hapësirë ekspozuese, jo fitimprurëse, e themeluar në vitin 2007, nga Valentina Koça. Me një sipërfaqe prej 150 metrash katrorë. ZETA funksionon si një vend i pavarur kulturor për qasjet multidisiplinare në artet pamore, duke përfshirë pikturën, skulpturën, fotografinë, videon, instalimin , tingujt dhe performancën.

Galeria e Arteve e Shkodrës

Galeria e Arteve është institucion i Bashkisë se Shkodrës. Ajo ka për mision mbledhjen, konservimin dhe ekspozimin e veprave te artit pamor me vlera serioze profesionale si dhe promovimin e krijimtarisë së artistëve. Për këtë qëllim shërbejnë dy salla që alternojnë me periudha të ndryshme ekspozimin e koleksionit të galerisë me aktivitete individuale apo grupe artistësh.

Art House – Shkodër

Art House është konceptuar si një pikë takimi ku shtëpia, një vend ku njerëzit mund të ndajnë kohën dhe hapësirën intime, plotëson përvojën e artit, si një nevojë njerëzore për të formuar dhe për të artikuluar përvojat personale.

MONET Art and Books

Monet Art & Books është një dyqan konceptesh me seli në Prishtinë ku mund të blini vepra arti, libra dhe produkte të tjera unike.

Ne gjithashtu ofrojmë hapësirën tonë për takime, lexim letrar dhe promovim librash.

Albanian