Art House - Shkodër

MonokroM

Art House - Shkodër

Monokrom

Art House është konceptuar si një pikë takimi ku shtëpia, një vend ku njerëzit mund të ndajnë kohën dhe hapësirën intime, plotëson përvojën e artit, si një nevojë njerëzore për të formuar dhe për të artikuluar përvojat personale.

Ky vend synon të jetë një qendër ku familja do të hapet me komunitetin e këtij qyteti të vogël duke e lejuar atë të rritet nga kontributet dhe ndërveprimet me botën e artit ndërkombëtar.

Për ne, arti nuk është një zbukurim dekorativ në muret e një vile luksoze ose në korridoret e galerive, por një hapësirë ku realizohen vizione krijuese dhe një mendim vital. Art House nuk është një tempull ku arti nderohet, por një laborator ku arti vihet gjithmonë në dyshim. Kjo është arsyeja pse ne shpresojmë se ky vend do të shndërrohet në një qendër studimi arti ku kultura nuk është një akumulim i thjeshtë i librave, por një përvojë jetike njerëzore.

RR. SHTJEFËN GJEÇOVI, NR.15,

SHKODËR ALBANIA

T. +355 69 827 7938

arthouseshkoder@gmail.com

Kliko per faqen zyrtare.

KOMENTO
Albanian