Zeta Galeri

MonokroM

Zeta Galeri

Monokrom

ZETA, është Qendër për Artin Bashkëkohor, një hapësirë ekspozuese, jo fitimprurëse, e themeluar në vitin 2007, nga Valentina Koça. Me një sipërfaqe prej 150 metrash katrorë, në katin e dytë të një ndërtese rezidenciale dhe tregëtare së bashku, në Rrugën Abdyl Frashëri, në qendër të Tiranës, ZETA funksionon si një vend i pavarur kulturor për qasjet multidisiplinare në artet pamore, duke përfshirë pikturën, skulpturën, fotografinë, videon, instalimin , tingujt dhe performancën.

Gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit ZETA ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në vitalitetin dhe dinamikën e skenës së artit bashkëkohor në Shqipëri. Përveç kësaj, ZETA ka mbështetur në mënyrë aktive zhvillimin e praktikave të reja artistike duke ofruar mbështetje institucionale për gjeneratën e re të artistëve nga Shqipëria dhe jashtë saj.

Përveç ekspozitave, ZETA gjithashtu organizon programe edukimi, punëtori dhe ngjarje të ndryshme, që pasqyrojnë çështjet e ngutshme social-kulturore të kohës sonë në lidhje me artin vizual. Duke vepruar si një lidhje e praktikave bashkëpunuese mes artistëve dhe kuratorëve, kritikëve, studiuesve dhe profesionistëve të tjerë të artit, ZETA ka zhvilluar partneritete me institucionet lokale, rajonale dhe ndërkombëtare si: T.I.C.A – Instituti i Artit Bashkëkohor Tiranë; Universiteti i Arteve Tiranë; Galeria e Arteve të Shkodrës; Residency Unlimited, New York.

BORDI

Valentina Koça, Drejtore Ekzekutive; Zef Paci, historian i arti dhe kurator; Edi Hila, piktor; Stefan Çapaliku, dramaturg; Sadik Spahia, skulptor; Matilda Odobashi, artiste vizuale; Gjergj Pervazi, koreograf; Blerina Muça, piktore; Ana Bytyci, anëtare e stafit; Enkeleda Stefani, kontabiliste.

Kliko per faqen zyrtare.

Aktuale nga Zeta Galeri

[wp_rss_retriever url="https://qendrazeta.com/sq/feed/ " items="6" excerpt="50" read_more="true" credits="true" new_window="true" thumbnail="200" cache="12 hours"]
KOMENTO
Albanian