Arbërore Sylaj - ‘Tyrbja e Çikave’

CHwB Kosova

Arbërore Sylaj - ‘Tyrbja e Çikave’

CHwB Kosova

Ruajtja e trashëgimisë kulturore nëpërmjet nëpërmjet hulumtimit, dokumentimit dhe interpretimit të artistëve dhe profesionistëve të cilët veprojnë në fushën e kulturës, industrisë kreative dhe shkencave humanistike digjitale. (Nga HeritageSpace ChWB).

“Tyrbja e Çikave” film i shkurtë nga Arbërore Lola Sylaj pjesë e edicionit të katërt të Heritage Space.

Thuhet se zanat e pyllit dalin për të mbrojtur, duke sulmuar këdo që vepron për të keq. Ngjashmëria e këtij tregimi të njohur gjendet edhe tek tregimi për “Tyrben e çikave”. Video shtjellon edhe ngjashmëritë me mite dhe rituale të tjera shqiptare. Kjo video ka gjetë inspirim nga intervistat e kryera me familjen Bejtullahu në Gjakovë, të cilët janë kujdesur për këtë Tyrbe, si dhe nga artikuj të ndryshëm për tregimin të cilin na e rrëfen edhe Tyrbja.

“Tyrbja e Çikave” është një tregim për gjashtë çika, motra, që kanë vdekur duke luftuar me ushtarë austro-hungarezë, varrezat e të cilave janë shndërruar në tyrbe rreth 400 vite më parë. Video është rezultat i një procesi tetë mujor që filloi në mesin e vitit 2019, duke has në fjalorin “Mitologjia dhe Demonologjia Shqiptare” nga Azem Qazimi, dhe “Legjendat dhe rrëfimet popullor shqiptare” nga Robert Elsie që kanë portretizuar dhe shpalosin një botë zanash, macesh, gjarpërinjsh, mbrojtje dhe fatesh.

Nisur nga këtu, filloi një ushtrim kërkues përmes një kornize teorike rreth marrëdhënies në mes miteve dhe ritualeve, duke shqyrtuar se si këto shpalosin dukuri të tjera shoqërore. “Mitet ndryshojnë nga llojet e tjera të shënjuesve. Ato kurrë nuk janë arbitrare. Ato gjithmonë përmbajnë një lloj analogjie që i motivon. Për dallim prej ideve të vetëdijës së rreme, mitet nuk fshehin asgjë.”(Robinson: 2011).

Filmi ‘Tyrbja e Çikave” shpalos një ndërveprim në mes të kaluarës dhe të tashmës si dhe veprimeve dhe thënieve që na përcjellin gjatë kohës.

Në kuadër të shfaqjes së filmit është mbajtur edhe një diskutim lidhur me mitologjinë dhe demonologjinë shqipëtare, ku pjesë e panelit ishte Arberore Lola Sylaj dhe DONJETË MURATI (Hulumtuese).

Ky projekt u realizua në kuadër të platformës të #HERITAGESPACE qe implementohet nga CHwB Kosova. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore” i zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP KOSOVO) në Kosovë dhe fiancuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe Qeverise Suedeze.

CHwB Kosova

KOMENTO

rISHTAZI

Milot Gusia

Milot Gusia punon si profesor dhe redaktor, si dhe kritik në skenën e artit vendor dhe ndërkombëtar. Ai ka punuar në një numër programesh në fushën e artit dhe kulturës. Ka përfunduar studimet master për Dizajn Grafik në Universitetin e Prishtinës, si dhe ka përfunduar studimet MBA në Universitetin e Staffordhire-it Britani e Madhe.

Albanian