Hysni Krasniqi

Oral History Kosovo

Hysni Krasniqi​

Oral History Kosovo

Hysni Krasniqi u lind në vitin 1942 në Llukar, komuna e Prishtinës. Në vitin 1969, ai dimplomoi nga Departamenti i Grafikës në Akademinë e Arteve në Beograd. Në vitin 1979, nga i njëjti institucion, ai magjistroi nën mentorimin e Boško Karanović. Me themelimin e Akademisë së Arteve në Prishtinë, në vitin 1974, z. Krasniqi iu bashkua stafit akademik, dhe më vonë moti titullin profesor i rregullt i lëndës së grafikës. Ai ka pasur ekspozita të shumta në vend dhe ndërkombëtare. Sot, ai është i pensionuar dhe jeton me familjen e tij në Prishtinë. (Oral History Kosovo)

Pjesa e Parë

Erëmirë Krasniqi: A po prezantoheni…

Hysni Krasniqi: Si?

Erëmirë Krasniqi: A po prezantoheni dhe fillojani ku mendoni që është fillimi i juj, qoftë ajo histori familjare, qoftë fillimi juj personal.

Hysni Krasniqi: Po. Fillojmë? Unë jom Hysni Krasniqi, i lindun në Llukar, me të 3. 10. 1942. Përndryshe, jom profesor, kom qenë profesor në të vërtetë në Fakultetin e Arteve, profesor i rregullt, ordinar. Kanë shku faktikisht thirrjet prej fillimit, prej asistentit, ligjërues, docent e deri faktikisht, deri në thirrjen ma të lartë, se s’ka pasë thirrje ma të lartë ma tutje, qajo osht’. Kurse familja jonë, si familje e babës Idriz, i cili ka qenë një prind shumë i mirë, ka qenë i urtë edhe i mençëm. Ai pak ka punu tokë, ai vetëm faktikisht ka pajtu gjaqe, ngatërresa, qito punë i ka kry ma s’shumti.

Erëmirë Krasniqi: Ka qenë si pleqnar i fshatit…

Hysni Krasniqi: Po, ka qenë pleqnar dhe ka qenë si kryeplak i atij fshati. Por, shiqo, ta quajmë fshat, Llukari osht’ si vendbanim ma i vjetër se Prishtina, ma i vjetër se Prishtina, si vendbanim po mendoj. Prishtina vonë, në kohën e turkut, atëherë është ndërtu në ato ndërtesat e vjetra. Na kemi qenë një familje, faktikisht e madhe, dhjetë anëtarë të familjes, dhjetë fëmi po du me thonë, dhjetë fëmi, tetë vllazën, ni vlla unë s’e njoh, s’e di se ai moti ka vdek. Ka qenë bebë qysh më tregojnë ata, nuk e di, kurse të shtatit gjallë kemi qenë deri gjatë luftës. Gjatë luftës na kanë shku dy, por edhe ni motër. Kështu që, të pestit jemi gjallë sot e asaj dite, por të shkepun qeshtu si krejt populli shqiptarë në të gjitha anët, nëpër Francë, e nëpër Angli, e nëpër qeshtu. Po, por, kemi qenë një familje, shumë herë kemi pasë harmoni njoni me tjetrin, në përgjithësi në familje.

Pjesa e parë e Intervistës nga Oral History Kosovo

Pjesa e dytë e Intervistës nga Oral History Kosovo

Pjesa e tretë e Intervistës nga Oral History Kosovo

Pjesa e katërt e Intervistës nga Oral History Kosovo

Për të shikuar storiet tjera vizitoni faqen zyrtare të Oral History Kosova.

KOMENTO

të ndërlidhura

Albanian