Lirije Buliqi

Oral History Kosovo

Lirije Buliqi

Oral History Kosovo

Lirije Buliqi u lind në vitin 1955 në Pejë. Ajo është artiste që punon në qeramikë me bazë në Prishtinë, Kosovë. Buliqi studioi skulpturën në Fakultetin e Arteve të Bukura në Universitetin e Prishtinës. Ajo punoi në Galerinë Kombëtare të Kosovës për katër dekada dhe ishte në qendër të institucionit të parë publik që merret me promovimin e artit modern dhe bashkëkohor. Me prapavi akademike në skulpturë, Buliqi u orientua në artin e qeramikës në fillim të viteve 2000 kur ajo u njoh me teknikën raku. Praktika e saj artistike i jep formë dhe shprehje përvojës së saj të gjerë në arte dhe botës përreth saj.

(Oral History Kosovo)

Pjesa e Parë

 

Erëmirë Krasniqi: A mundesh me na tregu kur keni lind, edhe lagjen, vendin?

Lirije Buliqi: Une jom lind në vitin 1955, në Pejë, në lagjen Puhovc. Puhovci atëherë ka qenë prej lagjeve që është konsideru ma e civilizume, edhe pse kushtet i kemi pasë katastrofë. Për shembull, në familje kemi qenë gjashtë fëmijë, jeta ka qenë asisoji që krejt fëmijët e mahallës kemi lujt bashkë. Në shpi kërkush s’ka pasë lodra. Atëhere kemi lujt me rrota të kerreve të thyme, kem lujt me kapitasha. Pra, nji fëmini që ka qenë shumë e shëndoshë, shumë bukur kemi kalu. Une gjithmonë jom përzi, në shoqni kom ndejt ma shumë me djem, se vajza s’ka pasë shumë në atë periudhë kur jom lindë une.

Ka qenë nji kohë që nuk harrohet kurrë. Edhe ato lodrat me të cilat kemi lujt, kukllat që jemi mundu me i mbaru, i kemi mbaru prej ceremideve. I kemi ngjyrosë kukllat ose i marojshim me vek, sepse shumë prej grave janë marrë me vek, kanë punu me vek qylyma, sexhade, e këto. Domethonë, prej këtyne sendeve jemi mundu me lujt, me kriju figura të lodrave. Në atë periudhë që të gjithë kemi qenë në atë nivel, njifarë varfnie ka qenë atëhere.

Rrugët kanë qenë të paasflatume, sa rrishim jashtë t’u lujt, kur shkojshim në shpi u dufke m’u la, se të papastërt u kthejshim. Por, ka qenë nji mahallë e dendun, plot gjallni, plot lumturi kena pasë. Tana prej… s’kisha veçu shumë, e kem pasë atë lagje ku jom rritë, u konë Bistrica, e krejt gjatë verës, krejt fëmitë qaty tonë kohën e kalojshim, tjetër s’po di çka kisha thonë për fëmini.

Erëmirë Krasniqi: Përmende edhe vekun, a është marrë nana jote?

Play Video
KOMENTO

të ndërlidhura

Albanian