Termokiss

MonokroM

Termokiss

Monokrom

Termokiss është qendër e drejtuar nga komuniteti në Prishtinë me mision këmbimin urban dhe civil, reflektimin dhe ndryshimin.

Pas rivitalizimit të një objekti industrial të braktisur, qendra “Termokiss” është aktive me një shumëllojshmëri ngjarjesh, të cilat parimisht janë jo-fitimprurëse dhe edukative. Aktivitetet, organizimet dhe proceset drejtohen nga komuniteti përkatës. Ky komunitet përbëhet nga vullnetarët e zellshëm dhe të motivuar të cilët kanë guximin të ndërmarrin iniciativa të ndryshme. Puna e tyre bazohet mbi etikën dhe promovimin e ideve të ndihmës së ndërsjelltë dhe bashkëpunimit.

Prioritet i komunitetit është që të krijojë dhe sigurojë një qendër mikpritëse për të gjithë e sidomos për ata që jo gjithmonë arrijnë të dëgjohen apo vlerësohen.

Kliko për faqen zyrtare

KOMENTO
Albanian