Ekspozitë: Synime

Monokrom

 Milot Gusia 

Shtator, 2021

Galeria Kombëtare e Tiranës dhe ajo e Kosovës bashkëpunuan për të hapur dyert një ekspozite të veçantë të kuruar nga dy kuratoret Adela Demetja (Shqipëri) dhe Ermirë Krasniqi (Kosovë), cilat për më shumë se një vit bashkëpunuan në realizimin e këtij projekti.

Ekspozita kishte për qëllim të sjellë në fokus artin e gruas shqiptare. Sfida për kuratoret ishte të përfaqësojnë të gjitha brezat e grave shqiptare në një shtrirje 70 vjeçare, dhe në një numër të konsiderueshëm prej 40 artistesh të gjeneratave dhe mediumeve të ndryshme të shprehjes artistike.

Në kuadër të ekspozitës, kuratoret u konsultuan edhe me fondin e Galerive të Tiranës dhe Kosovës dhe poashtu përfshirjen e artisteve që nuk jetojnë më duke u konsultuar me familjarët e tyre dhe duke mbledhur të dhëna rreth tyre.

Kuratoret fillimisht u dakorduan që mos të përcaktojnë konceptin kuratorial, pa u konsultuar me veprat e artisteve.

Duke u kuptuar tematika që dominonte nga krijimtaria e artisteve pjesëmarrëse të brezave të ndryshëm, kuratoret arritën të ndërtojnë katër koncepte kuratoriale, ato ishin: ‘Arkivat e trupit’, ‘Gramatika e kujtesës’, ‘Anakronizma të vullnetshëm’ dhe ‘Përmbledhje poetike’. Me anë të këtyre katër koncepteve u arrit si përfundim ndërtimi tematik i ekspozitës.

Gratë artiste veprat e të cilave pas Tiranës tashmë kanë pushtuar edhe muret e hapësirën së Galerisë Kombëtare, përfshijnë artistet e para të artit figurativ e deri tek emrat e njohur te ditëve të sotme si; Silva Agostini, Brigita Antoni, Alma Bakiaj, Lumturi Blloshmi, Lirije Buliqi, Liljana Çefa, Donika Çina, Flaka Haliti, Blerta Hoçia, Majlinda Hoxha, Shpresa Faqi, Fitore Isufi – Koja, Ledia Kostandini, Edona Kryeziu, Hyrije Krypa, Iva Lulashi, Diana Miziri, Silvi Naçi, Matilda Odobashi, Greta Pllana, Edit Pula, Nurhan Qehaja, Alketa Ramaj, Miradije Ramiqi, Anila Rubiku, Merita Selimi, Marina Sula, Eli Xoxa, Alije Vokshi, Alketa Xhafa Mripa, Rudina Xhaferi, Violeta Xhaferi, Sofia Zengo Papadhimitri, Androniqi Zengo Antoniu dhe Valbona Zherka.

Ekspozita “Synime” ka qëndruar e hapur deri më 30 qershor 2021, duke i dhenë mundësinë artdashësve të njihen më mirë me krijimtarinë e artisteve shqiptare.

Për autorin

Milot Gusia punon si profesor dhe redaktor, si dhe kritik në skenën e artit vendor dhe ndërkombëtar. Ai ka punuar në një numër programesh në fushën e artit dhe kulturës.

Ai ka përfunduar studimet master për Dizajn Grafik në Universitetin e Prishtinës, si dhe ka përfunduar studimet MBA në Universitetin Staffordshire Britani e Madhe.

KOMENTO

Rishtaz

Nga: Milot Gusia
Ndjekja e së vërtetës artistike është parësore në veprat e artistit Edi Hila. E vërteta, e kuptuar si prezantim i realitetit të botës ashtu si është, është shumë më i rëndësishëm për artistin sesa çfarëdo nocioni i të “bukurës”. Për artistin Hila, e vërteta nuk mund të mohohet apo shmanget, madje edhe kur nuk është ajo që dëshirojmë ta dëgjojmë. Madje edhe kur ajo nuk është e “bukur” për sytë e audiencës. Dhe pikërisht është kjo e vërtetë e shprehur vizualisht, pa ndikimin e censurës apo hiperbolizimit, që shërben si dokument i një të kaluare. Ajo nuk ka nevojë për dekorimin.

Nga: Milot Gusia
A po kthehet njeriu në një asamblazh kiboorganik? Mendjet tona po zgjerohen në pajisje të jashtme, telefon të mençur, pajisje të bartshme dhe sisteme AI. Ne gjithnjë e më shumë po interpretojmë botën përmes këtyre zgjatjeve protetike. Ekspozita "You know me so well" përdor forma të reja të shprehjes për të eksploruar identitete të reja fluide të simuluara të cilat përkundër natyrës së tyre virtuale, bëhen të dukshme dhe materializohen.

Nga: Milot Gusia
Artistja multidisiplinare Saranda Sadikaj i takon një brezi të ri krijuesish të cilët duke përdorur mediume të reja dhe origjinale të shprehjes po arrijnë me sukses të ngritin çështje të preokupimit në Kosovën e pasluftës, si ndikimin akoma të theksuar të traditës patriarkale dhe femicidit. Duke ndërthurur poezinë slam me artin e performancës, kompozimit, koreografisë dhe aktrimit artistja Sadikaj gradualisht po zgjeron raportuarin e shprehjes krijuese.

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, u hap ekspozita me titull "Nuk është diçka e njëanshme" nga artisti Adem Dërmaku, kuruar nga Eleni Laperi. Artisti Dërmaku u prezantua me 50 punime në teknika të ndryshme të artit të grafikës.

Albanian