Ekspozitë: Lynn Hershman Leeson

Nga: Milot Gusia

Mbresa nga ekspozita e "Twisted" në Muzeun e Arteve të Reja në Nju Jork

Monokrom

Tetor, 2021

Për mbi pesëdhjetë vjet, Lynn Hershman Leeson ka krijuar një tërësi veprash inovative që zhurmojnë ndërveprimin e teknologjisë dhe njerëzores. E njohur për kontributet e saj revolucionare në artin e mediave të reja, Hershman Leeson ka punuar në formë të vazhdueshme në integrimin e teknologjive të fundit, nga Inteligjenca Artificiale deri tek ADN programimi, shpesh duke parashikuar ndikimin e zhvillimeve teknologjike në shoqëri. Siç kishte pohuar vet artistja më 1998, “imagjinoni botën në të cilën ekziston një mjegullim në mes të shpirtit dhe çipit, botës në të cilën ADN e implantuar artificialisht është kultivuar në formë gjenetike për të krijuar një makinë inteligjente të vet-replikueshme, e cila përdor trupin njerëzorë si mjet të lëvizjes.”

Ekspozita ka bashkuar një opus të veprave të përzgjedhura të vizatimeve, skulpturave, videove, dhe fotografive të Hershman Leeson-it, së bashku më veprat interaktive të bazuara në rrjet, që fokusohen në temat e transmutacionit, konstruktimit të identitetit, dhe evolucionit të kiborgut.

Duke mbushur galeritë e katit të dytë të Muzeut të Ri, ky prezantim ka përfshirë disa nga projektet më të rëndësishme të artistes, duke përfshirë Skulpturat Makina frymëmarrëse prej kallëpeve të dyllit (1965-68) dhe përzgjedhjet e qindra vizatimeve të hershme nga vitet 1960, shumë prej të cilave nuk ishin ekspozuar më herët. Veprat nga cikli “Roberta Breitmore” (1973-78), i cili konsiderohet si njëri nga projektet më të mira të artistes, në të cilat ajo transformoi identitetin e saj në një person fiktiv, ishin ekspozuar së bashku me videon e saj “Joshja e Kiborgut” (Seduction of a Cyborg, 1994) dhe veprat e përzgjedhura nga cikli “Water Women” (1976), “Phantom Limb” (1985-88), dhe “Kiborgu” (Cyborg, 1996-2006).

Ekspozita ka përfshirë gjithashtu projektet më të reja të Hershman Leesonit, duke përfshirë projektin “Infinity Engine” (2014), një instalacion multimedial i bazuar në laboratorin e gjenetikës që eksploron efektet e inxhinierisë gjenetike në shoqëri. Si tërësi veprat në ekspozitë kanë zhurmuar raportin e ndërvarur në mes të teknologjikes dhe trupores, duke ndriçuar pasojat politike dhe sociale të avancimeve shkencore në jetët tona intime dhe biologjike.

Nga: Milot Gusia

Biografia e punimeve të mëhershme të artistes

 

Për të njohur Hershman Leesonin si artiste, duhet së pari të njoftohemi me opusin jashtëzakonisht të pasur të veprave të kësaj artiste unike. Madje në vizatimet, pikturat dhe skulpturat e para të artistes Hershman Leeson është e shprehur një tendencë për të shikuar përtej sipërfaqes, në mekanizmin e proceseve që formon esencën e filozofisë së perceptimit të saj artistik, e cila me kohë do të evoluojë në një stil më të pjekur të fokusuar në botën e Kiborgëve.

Nga: Milot Gusia

Vizatimet

Instalacionet në Lokacione Specifike – “Bonwit Teller”

 

Në vitet e shtatëdhjeta, Hershman Leeson krijoi 25 vitrina për departamentin “Bonwit Teller” në Nju Jork, të cilat ishin të ekspozuara nga 28 Tetori deri më 2 Nëntor 1976. Këto multimedia instalacione gërshetonin fotografinë, filmin, videon, kompjuterët, trakat filmike, pasqyrat, avullin, holografinë, aktorët e gjallë, dhe kukullat e Bonwitt Teller. Ky gërshetim i mediumeve të reja ishte i jashtëzakonshëm për kohën e vet.

Nga: Milot Gusia

Bonwit Teller

“Roberta Breitmore”

 

Më 1973, Hershman Leeson inicioi një performancë personale duke krijuar një personazh imagjinar me emrin Roberta Breitmore. Akti i parë i Breitmore ishte të mbërrinte me autobus në San Francisko dhe të ndalonte në një hotel me emrin Dante. Në vitet vijuese, ajo ndërmori aktivitete nga jeta reale si hapjen e një llogarie bankare, sigurimin e kredit kartelave, marrjen e një apartamenti me qira, takimin me një psikiatër dhe përfshirjen në industrinë të modës. Breitmore madje vendosi reklama në gazeta lokale duke kërkuar një mik për të ndarë banesën. Ky akt rezultoi me 43 përgjigje. Nga ky akt ajo bëri 27 ndërveprime me individë të ndryshëm. Roberta si personazh arriti të kishte veshjet e saj, kozmetikën e preferuar, ecjen karakteristike, gjestet origjinale, mënyrën origjinale të folurit dhe shkrimin unik. Aktivitetet e saj u dokumentuan në 144 vizatime dhe fotografi vëzhgimi, si dhe objekte të tjera, përfshirë çeqe, karta krediti dhe madje një patentë shoferi. Gjatë vitit të katërt të shfaqjes, Breitmore u shumëfishua në katër persona të tjerë që u shfaqën nën emrin e njëjtë. Performanca përfundoi në 1978 në Palazzo dei Diamanti në Ferrara, Itali në një ritual ekzorcizmi të mbajtur në kriptën e Lucrezia Borgia, gjatë të cilit Breitmore u transformua përmes elementeve të zjarrit, ujit, ajrit dhe tokës. Hershman Leeson bashkëpunoi me Spain Rodriguez, një artist nga Zap Comix, për të dokumentuar arratisjet e Roberta Breitmore në një roman grafik.

Nga: Milot Gusia

Fotografia

 

Hershman Leeson është e njohur edhe për inovacione të shumta në mediumin e fotografisë. Cikli i veprave “Gruaja e Ujit” (Water Women) është realizuar në mediume të ndryshme nga kolazhi deri tek shtypi digjital. Në këtë cikël veprash artistja thekson idenë e zhdukjes, avullimit, lidhjes alkimike me ajrin, ngarkesat elektrike, dhe natyrës së brishtë të vet jetës njerëzore.

Nga: Milot Gusia

Cikli i veprave “Gruaja e Ujit”

“Dhoma Personale” – (Room of one’s own)

 

Hershman Leeson bazoi veprën e saj me titull “Dhoma Personale” (Room of One’s Own) në kinetografin e Tomas Edisonit, një pajisje që shfaqte sekuenca të përsëritura filmike përmes një vrime. Në këtë instalacion interaktiv, spektatori mund të shikojë nga afër në dhomën miniaturale të fjetjes të vendosur brenda një strukture të dizajnuar posaçërisht për këtë ekspozitë. Kërkuesi i lëvizshëm periskopik përcjell lëvizjet e syrit të shikuesit, duke iniciuar video të ndryshme të femrës që banon në dhomë të cilat projektohen në murin e dhomës miniaturale. Pasi që shikuesi fokusohet në objekte të ndryshme të vendosura në hapësirë, skenat e caktuara nga videodisku fillojnë të shfaqen, të shoqëruara nga pyetjet, kërkesat dhe protestat e incizuara nga personazhi. Një incizim nga afër i vëzhgimit të lëvizjes së syrit të shikuesit, është i kapluar në kohë reale dhe shfaqet në një monitor të vogël brenda dhomës , duke anasjellë vështrimin e tij në vështrimin e saj. Projekti është rezultat i bashkëpunimit me aktoren Sarah Roberts.

Nga: Milot Gusia

“Klonet Dollie” – “The Dollie Clones”

 

Kukullat e klonuara Dollie janë dy kukulla telerobotike. Njëra kukull ka emrin “Tille, kukulla telerobotike”, ndërsa tjetra ka emrin “CybeRoberta”, të dy kukullat i kanë sytë e zëvendësuara me kamera. Video kamerat, e instaluara në sytë e tyre të majtë, prodhojnë një stream në kohë reale të këndit të shikimit të secilës kukull, duke ngarkuar imazhe në ueb që freskohen çdo tridhjetë sekonda. Secila kukull ka uebsajtin personal që i mundëson vizitorëve të shikojnë imazhet e marra nga ueb kamerat dhe të klikojnë në butonin “eyecon” i cili i mundëson të rrotullojnë kokën e kukullës 180 shkallë në formë telerobotike për të vëzhguar galerinë. Vizitorët prezent në hapësirën fizike të galerisë mund të transmetojnë poashtu imazhe prapa në uebsajt. Kur dy kukullat janë të ekspozuara së bashku, ato piratojnë informatat e njëra tjetrës. CybeRoberta është një version miniatural i alter egos së Hershman Leesonit, “Roberta Breitmore”, e njohur për parukën dhe syzet e saj karakteristike.

Nga: Milot Gusia

Arti me Inteligjencën Artificiale

 

Vepra interaktive, për shumë përdorues e titulluar “Agjenti Ruby” është një pjesë e zgjeruar e filmit të Hershman Leeson me titull “Teknolust”. Vepra përbëhet nga ueb agjenti me inteligjencë artificiale me personazh femërorë dhe një uebsajt i dizajnuar si një laborator punues i përbërë prej dy personazheve nga filmi “Teknolust” “Rosseta Stone” dhe “Agent Ruby”. Ruby, i cili shfaqet si një fytyrë femërore me shprehje të ndryshme, bisedon me përdoruesin dhe mund të mbajë mend pyetjet e përdoruesit – megjithëse ajo shpesh i përgjigjet se i duhet një algoritëm më i mirë për tu përgjigjur. Kur pyetet, ajo kërkon në internet për informatën dhe zgjeron njohuritë e saj. Sistemi i brendshëm i Rubyt vazhdimisht ndryshon me përdorimin, duke reflektuar këto takime me përdorues; madje disponimet e saj janë drejtpërdrejt të ndikuara nga trafiku i uebit. Ueb agjenti mund të qaset në uebsajtin “agentruby.net”.

Ky ndërveprim i vazhdueshëm me Agjentin Ruby i mundëson përdoruesve të ndërveprojnë edhe me DiNA, një personazh virtual i gjinisë femërore me inteligjencë artificiale që është e pajisur me teknologjinë speech recognition dhe me gjeste të animuara në kohë reale. DiNA bashkëbisedon duke përdorur teknologjinë voice recognition dhe bëhet gjithnjë më inteligjente përmes ndërveprimit. Ajo gjeneron përgjigje ndaj pyetjeve dhe mbledh informatat globalisht nga përdoruesit. DiNA mund të procesojë përmbajtjen nga Interneti në kohë reale dhe të përgjigjet ndaj ngjarjeve ashtu si zhvillohen.

Nga: Milot Gusia

Makina Infinity – Infinity Engine

 

Me instalacionin me titull “Makina Infiniti” (Infinity Engine), pjesërisht e financuar nga ZKM Qendra për Art dhe Media në Karlsruhe, Hershman Leeson në bashkëpunim me shkencëtarë krijoi një replikë funksionale të laboratorit gjenetik. I ndërtuar nga njësitë modulare, kjo hapësirë mund të adoptohet për lokacione të ndryshme dhe reflekton standardet aktuale të hulumtimeve në fushën e gjenetikës. Në kube, shpërfaqen dhe ri shfaqen testet e kryera në laboratorë të cilat janë të ekspozuara së bashku me versionet e printuara të hundëve, veshëve, mikroskopëve, dhe pajisjeve tjera shkencore.

Kodimi me anë të ngjyrave dhe shenjat definojnë pjesët e ndryshme të instalacionit, i cili ka edhe zë, i cili është i përbërë nga incizimet e marra nga laboratorët gjenetik të cilët shfaqen në hapësirat e ekspozitës. Tapetat në mure të mbushur me trupa hibrid, kafshë eksperimentale dhe shiringa plotësojnë hapësirën e një dhome të instalacionit, ndërsa një dhomë tjetër i mundëson vizitorëve të lexojnë dokumente legale që ndërlidhen me inxhinierinë gjenetike. Vizitorët e instalacionit mund të marrin pjesë edhe në “capture room”, e realizuar në bashkëpunim me Dr. Josiah P. Zaynor, në të cilën softueri i njohjes reversë të fytyrës kaplon imazhe të vizitorëve dhe shpalos origjinën e ADN-së së tyre dhe shton informata në një arketip kompozit evolues.

Nga: Milot Gusia

Veprat e Reja nga viti 2021

 

Këto cikle të veprave paraqesin një koleksion të imazheve estetike të gjetura në internet të krimeve më makabre ndaj të drejtave njerëzore, që nga vrasja e Trayvon Martinit deri tek incidentet në Siri, ku artistja shpalos joshjen globale të njerëzimit me shfaqjen e dhunës.

Nga: Milot Gusia

August Moon, Imazh i kapluar nga telefoni i thyer pas lirimit te George Zimmermanit nga Protestat, 2013, print digjital, 76.2 x 101.6 cm

“Home Front”

 

Në veprën “Home Front”, një incizim i një çifti bashkëshortor është i inkorporuar brenda një shtëpie lodër të stilit Gotik. I dukshëm vetëm përmes dritares, incizimi 33 minutësh i pa edituar tregon deziluzionin e një skene idilike shtëpiake përmes një grindje të dhunshme. Një dritare tjetër e shtëpisë lodër shpërfaq një incizim 26 minutësh të çiftit i cili komenton ngjarjen e dhunshme, ku secili jep interpretime të kundërta dhe konfliktuoze të grindjes.

Nga: Milot Gusia

Home Front, Cycles of Contention, 2011, shtepi e ndertar e kukulles, video instalacion ne 2 kanale te sinkronizuara, 62 x 63.5 x 47 cm

“Past Tense”

 

Vepra “Past Tense” shpalos një projektim të një serie fotografish të marra nga platforma për shkëmbimin e fotografive në internet “Flickr” të formave të ndryshme të shkatërrimit, demolimit, dhe zhdukjes. Fotografitë e shfaqura janë të bazuara në makinën e kërkimit në databazën e fotografive që janë të shënuara me termin “të rrezikuara”. Ndërsa një telefon i mençur i vendosur në afërsi të projektorit fotografon kalimtarët në ekspozitë dhe pastaj integron fotot e tyre së bashku me imazhet e projektuara nga Flickr, duke theksuar kështu idenë se koha e shikuesit është poashtu fragjile dhe e rrezikuar.

Nga: Milot Gusia

“Past Tense”

“Synthia Stock Ticker”

 

Ashtu si thotë vet emri i saj, tikeri apo matësi i stoqeve, një pajisje e zbuluar nga Tomas Edisoni, është e transformuar në një skulpturë me titull “Sintia Stok Tiker” (Synthia Stock Ticker) e bazuar në rrjetë e cila regjistron ndryshimet në tregun e stoqeve në kohë reale. Një motor i vogël tregon një personazh të gjinisë femërore të emëruar “Sintia”, veprimet e së cilës janë të bazuara në të dhënat nga stoqet. Në vend që të prodhojë një shirit tikeri, skulptura simbolizon performancën e tregut përmes gjashtëmbëdhjetë sjelljeve bazike të personazhit të përcaktuara nga ndryshimet prej dy përqind në mesataren industriale të indekseve DowJones, NASDAQm S&P 500 dhe Russell Cap.

Nga: Milot Gusia

Synthia Stock Ticker, 2000, network-based veper arti, 38 x 28.6 x 28.6 cm

Për autorin

Milot Gusia punon si profesor dhe redaktor, si dhe kritik në skenën e artit vendor dhe ndërkombëtar. Ai ka punuar në një numër programesh në fushën e artit dhe kulturës.

Ai ka përfunduar studimet master për Dizajn Grafik në Universitetin e Prishtinës, si dhe ka përfunduar studimet MBA në Universitetin Staffordshire Britani e Madhe.

KOMENTO

Rishtaz

Nga: Milot Gusia
Ndjekja e së vërtetës artistike është parësore në veprat e artistit Edi Hila. E vërteta, e kuptuar si prezantim i realitetit të botës ashtu si është, është shumë më i rëndësishëm për artistin sesa çfarëdo nocioni i të “bukurës”. Për artistin Hila, e vërteta nuk mund të mohohet apo shmanget, madje edhe kur nuk është ajo që dëshirojmë ta dëgjojmë. Madje edhe kur ajo nuk është e “bukur” për sytë e audiencës. Dhe pikërisht është kjo e vërtetë e shprehur vizualisht, pa ndikimin e censurës apo hiperbolizimit, që shërben si dokument i një të kaluare. Ajo nuk ka nevojë për dekorimin.

Nga: Milot Gusia
A po kthehet njeriu në një asamblazh kiboorganik? Mendjet tona po zgjerohen në pajisje të jashtme, telefon të mençur, pajisje të bartshme dhe sisteme AI. Ne gjithnjë e më shumë po interpretojmë botën përmes këtyre zgjatjeve protetike. Ekspozita "You know me so well" përdor forma të reja të shprehjes për të eksploruar identitete të reja fluide të simuluara të cilat përkundër natyrës së tyre virtuale, bëhen të dukshme dhe materializohen.

Nga: Milot Gusia
Artistja multidisiplinare Saranda Sadikaj i takon një brezi të ri krijuesish të cilët duke përdorur mediume të reja dhe origjinale të shprehjes po arrijnë me sukses të ngritin çështje të preokupimit në Kosovën e pasluftës, si ndikimin akoma të theksuar të traditës patriarkale dhe femicidit. Duke ndërthurur poezinë slam me artin e performancës, kompozimit, koreografisë dhe aktrimit artistja Sadikaj gradualisht po zgjeron raportuarin e shprehjes krijuese.

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, u hap ekspozita me titull "Nuk është diçka e njëanshme" nga artisti Adem Dërmaku, kuruar nga Eleni Laperi. Artisti Dërmaku u prezantua me 50 punime në teknika të ndryshme të artit të grafikës.

Albanian