Galeria LambdaLambdaLambda
LambdaLambda është galeria e parë ndërkombëtare për artin bashkëkohor në Prishtinë që u hap në fillim të vitit 2015. Qëllimi i saj është t’u ofrojë artistëve dhe auditorit një mjedis intim dhe joformal të favorshëm për eksperimente, diskutime dhe mësime, veçanërisht duke sjellë së bashku artistë ndërkombëtarë dhe vendor.



