Ekspozitë: Rachel Kneebone

Nga: Milot Gusia

Nga Milot Gusia

Veprat e Rachel Kneebone adresojnë çështjet e gjendjes njerëzore: rinimin, ciklet e jetës dhe trupin fizik. Duke punuar kryesisht në skulpturë e cila përqafon natyrën e paparashikueshme të këtij mediumi – qeramikën – Kneebone fokusohet në idetë e lëvizjes dhe metamorfozës, transformimit dhe pezullimit dhe manifestimit material të gjendjeve fizike fluide. Kneebone ka theksuar se veprat e saj merren me “banimin e trupit, dhe asaj që konsiderohet e gjallë në botë”.

Kneebone ka nisur të punojë në porcelan rreth vitit 2002, së pari e tërhequr nga bardhësia ashtore e cila është e natyrshme dhe neutrale në përjetim. Duke shtyrë materialin përtej kufijve të vet – dhe traditës së gjatë të përdorimit të tij – ajo punon argjilën e saj për të maksimizuar një reagim organik, duke zhvilluar kështu një raport simbiotik me mediumin që përfshinë rastin dhe humbjen e kontrollit. Ky shkëmbim kreativ, në mes të artistit dhe materialit dhe në mes veprimeve të paramenduara të modelimit dhe rezultateve të papritura të arritura nga furra, mundëson një sens dinamik të lëvizjes në skulpturat e saj ku çarjet dhe fisurat – dhe thyerjet e herëpashershme – fizikisht regjistrojnë kalimin e kohës.

Për autorin

Milot Gusia punon si profesor dhe redaktor, si dhe kritik në skenën e artit vendor dhe ndërkombëtar. Ai ka punuar në një numër programesh në fushën e artit dhe kulturës.

Ai ka përfunduar studimet master për Dizajn Grafik në Universitetin e Prishtinës, si dhe ka përfunduar studimet MBA në Universitetin e Staffordhire-it Britani e Madhe.

KOMENTO

Rishtaz

Nga: Milot Gusia
Vizatimet e nxënësve janë një arkiv shumë i vlefshëm që ndihmon të kuptojmë botën e tyre dhe të zbulojmë vlerat e tyre të brendshme. Prandaj, vepra e Petrit Halilajt pikërisht duke u rrënjosur në historinë e tij personale por edhe të fëmijëve tjerë të sotëm arrin të shpërfaqë ditarin shpirtërorë të fëmijëve të rajonit.

Nga: Milot Gusia
Veprat e Irem Tok (lindur në Stamboll më 1982) përbëjnë një aventurë të ndalur në kohë në të cilën ajo shpalos tregimet e saj individuale. Përmes kësaj forme të kohës së ndalur nga ndikimet e kohërave të historisë njerëzore, artistja tenton të hulumtojë mundësitë e eksplorimit të një historie tjetër, ku njerëzit nuk janë më protagonist apo në qendër të saj.

Nga: Milot Gusia
Vështrim rreth instalacionit skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” të artistes Doruntina Kastrati, që prezantoi Pavijonin e Republikës së Kosovës në Ekspozitën e 60-të Ndërkombëtare e Artit, La Biennale di Venezia.

Nga: Milot Gusia
Ndjekja e së vërtetës artistike është parësore në veprat e artistit Edi Hila. E vërteta, e kuptuar si prezantim i realitetit të botës ashtu si është, është shumë më i rëndësishëm për artistin sesa çfarëdo nocioni i të “bukurës”. Për artistin Hila, e vërteta nuk mund të mohohet apo shmanget, madje edhe kur nuk është ajo që dëshirojmë ta dëgjojmë. Madje edhe kur ajo nuk është e “bukur” për sytë e audiencës. Dhe pikërisht është kjo e vërtetë e shprehur vizualisht, pa ndikimin e censurës apo hiperbolizimit, që shërben si dokument i një të kaluare. Ajo nuk ka nevojë për dekorimin.

Albanian