Video Podkast

Artist Talk: “Reflection”

Artist Talk: Milot Gusia – vështrime rreth ekspozitës “Reflection” të artistit Zharko Basheski.

Fokusi i krijimtarisë skulpturore të artistit Basheski është i kthyer drejt njeriut, prandaj theksohet interesimi i tij në qasjen hiperrealiste të formësimit konceptual të veprave, të cilat në projektimet teorike tejkalojnë hiperrealizmin, dhe flasin rreth jetës dhe botës në të cilën jetojmë.

New Artist Talk: Renea Begolli

Renea Begolli (1998) është artiste vizuale me seli në Prishtinë, Kosovë. Puna e saj bazohet në kujtime dhe përvoja të jetës së përditshme dhe ëndrrave. Për më tepër me artin e saj ajo reflekton dhe bën pyetje mbi izolimin dhe mungesën e lirisë së lëvizjes në hapësirën mendore dhe fizike të krijuar nga problemet politike dhe shoqërore të të qenurit qytetar i Kosovës. Idetë e saj shprehen kryesisht përmes pikturave, vizatimeve, instalimeve dhe video artit.

Artist Talk – “Breathe”

Artist Talk me kuratorin e ekspozitës “Breathe” Berat Bajramin në platformën MonokroM.
Ekspozita është mbajtur në kuadër të festivalit ‘FemArt’ të organizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis.
Ekspozita “Breathe”, përvec kuratorit Berat Bajrami, përfshin vepra të tjera nga artistë si Renea Begolli, Luiza Thaqi, Ani Manana Matevossian, Lumturie Krasniqi, Ellen Frank, Butrint Morina, Suzanne Eind Gaskell, Ragini Upadhyaya dhe Lara Saget.

Albanian