Forumi i Librit

Garry Kasparov “Deep thinking”

Garry Kasparov bën një argument befasues për të reflektuar mbi kohët tona në ndryshim. Ai na drejton nëpër llojet e pyetjeve që duhet të bëjmë për teknologjinë dhe atë që mund të presim nga kjo botë në zhvillim të shpejtë. Ashtë një punë që ai është i kualifikuar për ta bërë. Si një nga shahistët më të mëdhenj të historisë, ai u përball me një ekip shkencëtarësh kompjuteri dhe teknologjisë së tyre të përparimit.

Garry Kasparov “Deep thinking” Read More »

Roland Barthes “Mitologjitë”

Në këtë koleksion madhështor dhe shpesh befasues të eseve Barthes eksploron mitet e kulturës masive. Duke marrë tema të ndryshme si mundja, filmat, plastika dhe makinat, Barthes zbërthen në mënyrë elegante simbolet dhe shenjat e ngulitura thellë në aspektet e njohura të jetës moderne, duke demaskuar ideologjitë dhe kuptimet e fshehura të cilat ndikojnë në mënyrë të nënkuptuar në mendimin dhe sjelljen tonë.

Roland Barthes “Mitologjitë” Read More »

Matt Burgess “Inteligjenca Artificiale”

Në këtë udhëzues brilant, gazetari i WIRED, Matt Burgess, shpjegon gjithçka që duhet të dini rreth Inteligjencës artificiale. Ai përshkruan se si funksionon AI (Inteligjenca artificiale). Burgess poashtu shikon mënyrat në të cilat tashmë AI na ka sjellë gjithçka, nga softueri i njohjes së zërit deri tek makinat vetë-drejtuese, dhe eksploron potencialin e inteligjencës artificiale për ndryshime të mëtejshme revolucionare në pothuajse çdo fushë të jetës sonë të përditshme.

Matt Burgess “Inteligjenca Artificiale” Read More »

Alban Fejza “Brum”

Alban Fejza – “BRUM” është libër i shkruar në gërshetim të gjuhës letrare dhe zhargon. Përmban në vete dizajnin minimal dhe tregime të shkurta të shoqëruara me ilustrime. Libri është i ndarë në gjashtë kapituj, ku secili prej tyre ka formën e tij gjeometrike, tematikën dhe ngjyrën karakterizuese. Protagonisti i librit është vet autori dhe brumi nga i cili është gatuar në periudhë tetë vjeçare. “BRUM” është promovuar në Prishtinë, Tiranë dhe Prizeren.

Alban Fejza “Brum” Read More »

Albanian