Revista Alternative
MonokroM
Revista Me Diell
Revista alternative me Diell, dizajnuar nga Rina Krasniqi dhe ekzekutuar nga Elvira Thaqi, me estetikën DIY fotokopje, prerje, kollaž, shkrim dore, maqinë shtypi na jep një pamje të re dhe autentike në dizajnin grafik të Kosovës.
Tipografia e saj joformale me përdorim të llojeve të ndryshme të fonteve të përziera dhe të vizatuara me dorë, krijon energji shume positive.
Struktura e saj jo standarde që nuk ndjek rregullat e hierarkisë vizuale me tekstet dhe imazhet eksperimentale, fotografitë dhe ilustrimet shpesh bardhë e zi, të prera nga gazeta/revista të tjera është spontane.
Kjo revistë po sfidon standardet e bukurisë dhe komercializmit të revistave tjera në Kosovë.
nga Milot Gusia
