Video Podcast
NEW ARTICLES
Local Art Galleries
Featuring Artists
BOOK FORUM
Në këtë koleksion madhështor dhe shpesh befasues të eseve Barthes eksploron mitet e kulturës masive. Duke marrë tema të ndryshme si mundja, filmat, plastika dhe makinat, Barthes zbërthen në mënyrë elegante simbolet dhe shenjat e ngulitura thellë në aspektet e njohura të jetës moderne, duke demaskuar ideologjitë dhe kuptimet e fshehura të cilat ndikojnë në mënyrë të nënkuptuar në mendimin dhe sjelljen tonë.
Në këtë udhëzues brilant, gazetari i WIRED, Matt Burgess, shpjegon gjithçka që duhet të dini rreth Inteligjencës artificiale. Ai përshkruan se si funksionon AI (Inteligjenca artificiale). Burgess poashtu shikon mënyrat në të cilat tashmë AI na ka sjellë gjithçka, nga softueri i njohjes së zërit deri tek makinat vetë-drejtuese, dhe eksploron potencialin e inteligjencës artificiale për ndryshime të mëtejshme revolucionare në pothuajse çdo fushë të jetës sonë të përditshme.
Alban Fejza - “BRUM” është libër i shkruar në gërshetim të gjuhës letrare dhe zhargon. Përmban në vete dizajnin minimal dhe tregime të shkurta të shoqëruara me ilustrime. Libri është i ndarë në gjashtë kapituj, ku secili prej tyre ka formën e tij gjeometrike, tematikën dhe ngjyrën karakterizuese. Protagonisti i librit është vet autori dhe brumi nga i cili është gatuar në periudhë tetë vjeçare. “BRUM” është promovuar në Prishtinë, Tiranë dhe Prizeren.
EDITORIALS
Below you can read some topics selected by the editors of MonokroM magazine.

















