Milot Gusia

Milot Gusia punon si profesor dhe redaktor, si dhe kritik në skenën e artit vendor dhe ndërkombëtar. Ai ka punuar në një numër programesh në fushën e artit dhe kulturës. Ka përfunduar studimet master për Dizajn Grafik në Universitetin e Prishtinës, si dhe ka përfunduar studimet MBA në Universitetin Staffordshire, Britani e Madhe.

Opinion: Driton Selmani

By: Milot Gusia
Asgjë nuk provokon ndjeshmërinë artistike më shumë se sa pikëllimi. Tek artistët, ngjarja si ajo e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës sjell tek takimi i emocioneve universale dhe një vullneti individual për të materializuar, ekspozuar, kuptuar dhe pranuar këtë çështje dhe madje nëse është e mundur për të gjetur një formë artistike për të ndihmuar për ta tejkaluar dhembjen e shkaktuar nga ajo.

Opinion: Driton Selmani Read More »

Opinion: Martine Syms

By: Milot Gusia
Video arti, fotografitë, dhe autobiografitë fiktive të artistes Martine Syms janë të bazuara në një përshkrim në vetën e parë. Ajo është krahasuar me artistin Arthur Jafa në mënyrën e zhurmimit të kulturës Afro-Amerikane përmes mënyrës së arkivimit dhe përdorimit të strategjisë antropologjike.

Opinion: Martine Syms Read More »

Ekspozitë: Driant Zeneli

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, artisti Driant Zeneli mbajti ekspozitën personale me titull: “N ‘përpjekje për me u çue”, të bashkë-kuruar nga Alicia Knock, një kuratore në Qendrën Pomidou në Paris dhe Claudia Buizza, poashtu një kuratore e pavarur nga Parisi. Ekspozita shpërfaq një varg veprash të Zenelit nga mediume të ndryshme, si film, performancë dhe multimedia.

Ekspozitë: Driant Zeneli Read More »

Ekspozitë: Hito Steyerl

Artistja Hito Steyerl momentalisht është njëra nga figurat më të rëndësishme për sa i përket reflektimit të rolit social të arteve dhe muzeve, dhe në eksperimentimin me format e mediumeve të prezantimit, dhe ekzaminimin kritik të përdorimit të inteligjencës artificiale në art.
K21 siguron një pasqyrë të veprave të Steyerlit me ekspozitën “I will Survive” (Unë do të mbijetoj), të zhvilluar në bashkëpunim me Qendrën Pomidou në Paris.

Ekspozitë: Hito Steyerl Read More »