Konservimi dhe restaurimi i pikturave murale
Në vitin 2008 Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) ka nënshkruar një kontratë me UNESCO për restaurimin dhe konservimin e pikturave murale dhe dekorimeve të drurit në Xhaminë e Hadumit në Gjakovë.
Aktivitetet e para të implementimit të projektit të parë të UNESCO-s në Kosovë kanë filluar në fund të Marsit 2008. Gjatë procesit ka pasur një bashkëpunim dhe mirëkuptim nga ana e Bashkësisë Islame të Gjakovës si dhe komunitetit vendor mbi punët vijuese që do të kryhen në objektin e tyre.









